Nesër (e diel), zhvillohet derbi i javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Ballkanit dhe Dritës. 

Dueli i shumëpritur do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Gazeta Olle.

Tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat” nuk do të udhëtojnë të organizuar për këtë ndeshje, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë transport.

Kjo pasi, sipas tyre kompanitë po hezitojnë të kenë marrëveshje me tifozët suharekas.

“Pas shumë tentimeve për të udhëtuar nesër në Drenas, nuk kemi mundur të sigurojmë transport, kompanit po hezitojnë të ken marrëveshje me NE”,thuhet në njoftimin nga “Xhebrailat”.

Në anën tjetër, tifozët e Dritës, “Intelektualët” kanë njoftuar se do të udhëtojnë të organizuar drejt Drenasit, për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT