Amerika kujton sot 21-vjetorin e ngjarjes që ndryshoi përgjithmonë historinë e saj; sulmet terroriste të 11 shtatorit. Një ceremoni në homazh të jetëve të humbura do të mbahet në “Ground Zero” në Nju Jork.

Ceremonia nderon 2983 burrat, gratë dhe fëmijët që humbën jetën në sulmet në World Trade Center, Pentagon dhe në bordin e avionit me numër fluturimi 93, në 11 shtator të vitit 2001.

Një minutë heshtje do të mbahet në të gjithë Nju Jorku në 8:04, momenti kur avioni i American Airlines u përplas me kullën veriore, me një pauzë të dytë në orën 9:03, kur u goditi kulla jugore. Heshtja do të bjerë edhe në 9:37 minuta, në orën kur një tjetër avion sulmoi pentagonin e më vonë, në  Shanksvill të Pensilvanisë kur avioni i United Flight u rrëzua në tokë.

Osama Bin Laden dhe Al Qaeda morën përgjegjësinë për sulmet terroriste , që shtynë Amerikën të niste luftën në Afganistan. Forcat amerikane vranë Osama Bin Laden në maj të vitit 2011, pas 10 vitesh kërkime të ethshme, gjatë një operacioni blic në kompleksin ku ishte fshehur në Abbotabad të Pakistanit.

People flee the falling South Tower of the World Trade Center on Tuesday, Sept. 11, 2001. (AP Photo/Amy Sancetta)
Smoke billows from one of the towers of the World Trade Center as flames and debris explode from the second tower, Tuesday, Sept. 11, 2001. (AP Photo/Chao Soi Cheong)
People flee the scene near New York's World Trade Center Tuesday, Sept. 11, 2001. (AP Photo/Diane Bondareff)
Fire and smoke billows from the north tower of New York's World Trade Center on Tuesday, Sept. 11, 2001. (AP Photo/David Karp)
A fireman screams in pain as he is rescued shortly after both towers of New York's World Trade Center collapsed following a terrorist attack, Tuesday, Sept. 11, 2001. (Robert Mecea/Newsday via AP)
Thick smoke billows into the sky from the area behind the Statue of Liberty, lower left, where the World Trade Center was, on Tuesday, Sept. 11, 2001. (AP Photo/Daniel Hulshizer)

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT