Deputeti i VV Dimal Basha ka reaguar pas publikimit të notave të shkollës së mesme kur sipas dëftesës së publikuar shihet se Basha ka qenë nxënës i dobët.


Reagimi i plotë: Që doni me vlerësu dikend, veq lexoni bre statusat n’Facebook. Dmth qaty pak e shumë mundeni me vlerësu sa dimë me shkru e mendu. Bile me shkru dinë krejt se mësohesh n’klasë të parë, a me mendu është niveli tjetër, se ka deputetë që as nuk i shihni n’TV, as kurrë dy llafe si shkrujn, ose qato rrallë që i postojnë, ua shkrujnë tjerët. Unë keq e mirë, krejt vet, e për më tepër kam dal në debate mjaftueshëm me u mat me dije. Kur flasim për analfabet, unë kam punime shkencore dhe mbi 50 opinione të publikume.

E për shkollim, qe notat e Amerikës, ku kam diplomu me notë mesatare 3.97, nga 4.0 sa është maksimumi (Summa Cum Laude). Me këtë notë mesatare diplomojnë më pak se 3% e krejt studentëve!

Për më tepër, kam sa kam studiu ‘full time’ fakultet për katër vjet me ligjërata prej 8:00 deri 15:10, gjithashtu kam punu prej 16:00 deri 00:00. Njejtë edhe dy vjet e gjys ne magjistraturë. Krejt këto në John Jay College dhe New School University ne New York, prej universiteteve më t’mira në botë! Kurrë s’jam ndal, shkollë e punë, dhe dyjat i mbaj si simbol nderi të jetës sime.

Jo veq unë, po krejt në familje jemi t’shkollum, duke nis prej babit inxhinier, motrës mësuese ne SHBA, vëllaut inxhinier në New York, motrës Dafinës si një prej kontabilisteve më t’suksesshme ne New York.

Tash pse po m’sulmojnë mu? Sepse po ua sulmoj grenellat e rrahmanat, e njëkohësisht në Ferizaj nuk ua nali kallëzimet penale kriminelave dhe vazhdoj me kanë gati i vetmi që jam n’luftë me mafinë e betonit. Tjetra, jemi pak deputetë që jemi ma t’zëshëm, edhe normal na targetojnë ma lehtë, mirëpo unë jam i vetëdijshëm që derisa s’gjejnë naj tender, ose naj tradhëti ku ma kanë lidh babën me naj bunarë, normal që nuk lanë sen pa gjujt. Mirëpo nuk e kam njet mu ndal sepse e dimë që e kemi opozitën ma t’flliqtë, ku për herë t’parë në histori i kemi palu komplet edhe po ua ngushtojmë rrethin!

Përndryshe notat e Amerikës i keni më poshtë, a për shkrim e mendim keni me m’pas pjesë të rrjeteve e debateve sa t’frymoj, edhe s’ka mu ndal t’i luftu flliqësirat që e shesin vendin me grenella, vuqiça e radojqiça, e as analfabetat që i shesin edhe fëmijët veq me djeg Albin Kurtin.


Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT