Kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, e cila sot ka marrë pjesë në Kuvendin Konstituues të kësaj partie në Podujevë, ka folur për herë të parë pas largimit të deputetes Doarsa Kica.

Gërvalla ka thënë se ajo dhe Vjosa Osmani e kishin identifikuar Doarsa Kica-Xhelilin si person inteligjent. Por pas largimit të saj thotë “ura e mbarë i qoftë”.

Gërvalla ka thënë se Doarsa Kica është një deputete e cila ka marrë votat në kuadër të Listës Guxo.

“Doarsa Kica është një deputete e cila ka marrë votat në kuadër të Listës Guxo. Është shumë e vërtetë që si Presidentja Osmani, ashtu edhe unë personalisht deputeten Doarsa Kica e kemi identifikuar si një person inteligjent. Në bazë të deklaratave të saj në të kaluarën Doarsa Kica kishte lënë të nënkuptonte që ajo çfarë ajo kërkon në politikë përputhet me atë çfarë mund të ofrojë Lista jonë. Zonja Kica është e rritur, është nënë. Duhet të dijë vet vendimet që i merr. Unë një gjë mund të them, e tha edhe kryetari i sapo zgjedhur i Listës Guxo në Llap, e ardhmja u takon atyre që guxojnë. Nuk mjafton vetëm inteligjenca, nuk mjafton vetëm ambicia, por duhet edhe qëndrueshmëria”, ka thënë zonja Gërvalla.

Gërvalla ka thumbuar edhe LDK-në duke e krahasuar me PDK-në. “Lidhja Demokratike e Kosovës, është bërë më shumë siç ka qenë PDK-ja në të kaluarën”, thotë mes tjerash ajo. 

“Lidhja Demokratike e Kosovës, është bërë më shumë siç ka qenë PDK-ja në të kaluarën e identifikuar se që të ketë mundur ta marrë PDK-në në një rrugë pozitive. Pra, LDK, PDK pa njëra-tjetrën nuk do të mund të vijnë në pushtet për një kohë të gjatë, dhe në anën tjetër do të kemi bllokun Vetëvendosje-Guxo, i cili, hap pas hapi po tregojnë që ofrojnë alternativa të jashtëzakonshme jo vetëm në luftimin e korrupsionit dhe të krimit, jo vetëm në ç’kapjen e shtetit, por edhe në një zhvillim ekonomik të paparë deri sot në Kosovë”, ka thënë Gërvalla

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT