Hasbulla nënshkruan kontratë me UFC-në, do të fitojë më shumë se yjet e këtij sporti

Është një nga personazhet më të ndjekur dhe më të pëlqyer të rrjeteve sociale.

Madje Hasbulla Magomedov, tani ia ka mësyer edhe “pushtimit” të një sporti luftarak.

Ai ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me UFC-në.

Kontrata e tij do të jetë e majme duke mos saktësuar vlerën.

Por, siç raportohet Magomedov do të fitojë edhe më shumë se yjet e këtij sporti.

Djaloshi, shpeshherë është parë në eventet e UFC si një fans i kësaj disipline duke krijuar një marrëdhënie të veçantë me presidentin, Dana White, po ashtu edhe me kampionin Khabib Nurmagomedov.

19 vjeçari do të jetë promotor i këtij sporti dhe federata kërkon të përdorë popullaritetin e Hasbulla për të rritur shikueshmërinë e ndeshjeve në oktagon.