Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media tha se këshillit grevist ua ka thënë tri gjëra për të cilat ata u zotuan se do ta pyesin anëtarësinë.

Kurti tha se këshilli grevist nuk e pyeti anëtarësinë por sapo dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të këshillit grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, porsa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë, kur e pyetën anëtarësinë.  Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtësore për Ligjin për Pagat. Atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik për ligjin e Pagave”, tha Kurti.

Ai tha se në takim i është kërkuar që të lëvizë nga pozicioni.

“Në takim më është thënë kryeministër lëviz, por unë të paktën kam lëvizur 10 herë vetëm në drejtim të kërkesave të sindikatave, prandaj për këtë arsye kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla dhe mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bën bojkot e grevë shtetit sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë që s’ka pasë komunikim, problemi që kemi nuk është përshkak të mungesës së dialogut”, tha Kurti.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT