Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht kërkon më shumë përgjegjësi ushtarake gjermane në Europë, lehtësim të eksporteve ushtarake dhe më shumë fonde për ushtrinë gjermane.

“Bundeswehri: Baza e sigurisë”, mund të lexohej në murin pas ministres së Mbrojtjes, Christine Lambrecht, kur ajo të hënën në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme, DGAP në Berlin doli të mbajë fjalimin parimor mbi rolin e Gjermanisë pas luftës në Ukrainë me titull: “Implikime të ndërrimit të epokave për strategjinë kombëtare të sigurisë për Gjermaninë.”

Fjalimi i politikanes socialdemokrate dhe debati pas tij u pritën me interes të madh. Publiku shpresonte të informohej për qëndrimin e qeverisë gjermane mbi furnizimin me armë të Ukrainës. Sukseset e fundit të Ukrainës në fushën e betejës kanë ndezur jo vetëm fantazinë, por edhe diskutimin për furnizimin me armë të rënda. Jo vetëm opozita CDU/CSU kërkon dërgimin e armëve të rënda luftarake në Ukrainë. Kërkesa vjen edhe radhët e koalicionit, Të Gjelbrit dhe liberalët.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT