Ambasadori gjerman jep sinjale për viza

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar lajme të mira për Kosovën nga Bashkimi Evropian që lidhen me liberalizimin e vizave. Ky reagim i tij vjen pas deklaratës së përbashkët nga Franca, Gjermania dhe Polonia, ku është kërkuar progres për liberalizim të vizave për Kosovën, përcjell albinfo.ch.

“Lajm inkurajues për Kosovën do të jepet së shpejti nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Rhode.

Kështu ka deklaruar Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas deklaratave nga Gjermania, Franca dhe Polonia, të cilët kanë bërë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të tri shteteve, të cilat ndryshe njihen dhe si i ‘Trekëndësh i Weimarit’, duke thënë se është një përkushtim i qartë për zgjerimin e BE-së.