Shoqata Kulturore Shqiptare “BASHKIMI” ka njoftuar se më 18 shtator do të organizohet panairi i librit “Diaspora 2022” në qytetin Uster.
“Kemi kënaqësinë t’ ju njoftojmë se më 18 shtator 2022, në qytetin Uster të Kantonit Cyrih zhvillohet panairi i librit – Diaspora 2022.
Me këtë rast ftojmë shtëpi botuese, shkrimtarë të zhanreve të ndryshme letrare të bëhen pjesë e këtij panairi”, thuhet në njoftim, shkruan albinfo.ch.