Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur për çështjen e Asociacionit.

Ai tha se ka shumë spekulime për këtë marrëveshje se mund ta dëmtojë sovranitetin e Kosovës, por kjo sipas diplomatit nuk qëndron.

“Kjo është një marrëveshje që nënshkruar në mirëbesim nga të dyja palët në vitin 2013. Nuk është vetëm e nënshkruar por edhe e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.. Ka disa perceptime këtu, se kjo marrëveshje nënkupton një Republika Srpska brenda Kosovës dhe mund ta rrezikojë sovranitetin e vendit. Nga perspektiva ime kjo çështje duhet të trajtohet në një vi më Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh ai.

Szunyog ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, ku tregon se ka sinjale pozitive nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që të heqin regjimin e vizave për kosovarët.

“Mund të them se shoh dukshëm vullnet më të madh që të shtyhet përpara kjo çështje. Deklaratat e Gjermanisë, Polonisë dhe Francës janë shpresëdhënëse. Kjo tregon se shtetet anëtare janë të gatshme ta trajtojnë me seriozitet këtë proces. Republika Çeke publikisht ka deklaruar se gjatë presidencës së saj në Këshillin e Bashkimit Evropian, është gati ta vendos këtë çështje në agjendën e tyre”, shtoi ai.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT