E FUNDIT: Vasfije Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e deputetes

Deputetja e Lëvizjes Vetëendosje, Vasfije Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe trajtimit mjekësor që po merr. 

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se për vendimin është njotuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. 

“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete. Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konnjufca, si dhe kryesinë e Kuvendit”, ka thënë ajo.

Tutje në postimin e saj, Krasniqi ka bërë të ditur se do ta vazhdojë angazhimin e saj në Kongresin Amerikan, ndersa ka pasur një falenderim edhe për Lëvizjen Vetëvendosje. 

“Gjithsesi më lejoni të falënderoj Lëvizjen Vetëvendosje për besimin, hapësirën, mbështetjen dhe qasjen ndaj meje, falenderim i veçant për Kryeministrin e Rebublikës së Kosovës z: Albin Kurti i cili vërtet ka treguar se është i gatshëm dhe i vendosur që çështjen e krimeve të luftës ta trajtoi seriozisht, nuk duhet harruar as, të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilët vërtet treguan se përtej dallimeve politike dhe politikave ditore mund të mbizotërojë njerëzorja tek secili prej nesh”, tha ajo.

Në fund, Krasniqi ka thënë se falenderon qytetarët e Kosovës, të cilët i dhanë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvend.