Të mërkurën sipas agjendës së Festari 2022 në orët e mbrëmjes u mbajt Revyja Muzikore folklorike “Riza Bllaca”. Ky manifestim muzikor u mbajt për herë të parë në Sheshin e qytetit në Suharekë dhe ka tubuar të gjithë dashamirët e folklorit, të cilët kishin ardhur për të dëgjuar këngë të këtij zhanri. Për të rikujtuar rapsodinë e njohur të folklorit Riza Bllacën, shumë rapsodë të njohur të folklorit kosovarë kanë kënduar në Revynë rapsodëve “Riza Bllaca”. Pjesmarrja e madhe e dashamirëve të kësaj muzike dhe përcjellja me duartrokitje e arsyetuan organizimin e kësaj mbrëmje e cila tashmë është bërë tradicionale dhe mbahet çdo herë në mes të javës së Festarit.
28 vjet burgim dhe mbi 50 mijë € gjobë ndaj të akuzuarve për prodhimin e drogës në Suharekë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vite burgim të akuzuarit Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski,