Në fshatin Budakovë të Suharekës, një qytetarë është ankuar në rrjete sociale, se dikush i ka sjellë dy qen mjaft të rrezikshëm të racës “Pit Bull” në lagjen e tyre, dhe se ata deri më tani kanë shkaktuar edhe dëme, madje të njëjtit kanë mbytur dhe disa qen të tjerë.

Dikush i ka lënë aty që disa muaj, dhe se ata qenë aty tani po e bëjnë edhe “ligjin”.

Mediumi lokal, “Suhareka Online” ka treguar se qytetari që ua ka dërguar mesazhin ka bërë thirrje për ndihmë nga institucionet lokale ose qendrore, me arsyetimin se banorët e kësaj lagje dhe të këtij fshati janë në rrezik, dhe se më të rrezikuarit janë fëmijët.

Madje ai i ka bërë thirrje pronarit të dy qenve që të i tërheq këta qenë të rrezikshëm nga aty.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT