Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.
Komuna e Prishtinës për vitin e ardhshëm ka futur në buxhet edhe shtatoren për Adem Jasharin.
“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.
Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë.