Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti ka vazhduar sulmet ndaj anëtarëve të SBASHK-ut për grevën në arsim. Ai i ka quajtur ata, “sindikalistë të PAN-it”.

Kurti ka thënë se mësimi është dashur të fillojë më 1 shtator dhe se nuk dëshiron që të bojkotohet shteti. 

Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, ka thënë Kurti pas votimit për zgjedhjet në Vetëvendosje. 

Kurti ka thënë se greva po bëhet për inat të qeverisë dhe se sindikalistët janë pjesë e partive opozitare, siç njihen PAN.

Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë së zhvillimit dhe shpresë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt dhe aty iu ka ngelur sahati sindikalistëve dhe tani po dëshirojnë që t’ia bëjnë PAN-it opozitën, duke e bërë grevën armë kundër qeverisë.”, ka thënë ai.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT