Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur kryetarët e degëve në komunat e Kosovës kështu duke mbyllur fazën e parë të zgjedhjeve të brendshme, ndërsa ka befasuar me zgjedhjet në Suharekë, ku i pari i degës në këtë komune është zgjedhur Jetmir Durmishi, një ish anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Gazeta Metro.
Për të parin e VV’së në komunën e Suharekës në garë kanë qenë Agron Maliqaj edhe Jetmir Durmishi, ndërsa befasisht ish anëtari i PDK’së, Durmishi është zgjedhur i pari i kësaj dege.
Kjo ka shkaktuar jo pak kënaqësi brenda aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë.
Në Foto ish-anëtari i PDK’së, tash i zgjedhur kryetar dege nga VV në Suharekë.
Durmishi ka qenë aktiv vazhdimisht në tubimet e PDK’së, siç mund të shihet edhe në foto.
Gjithashtu pakënaqësi të shumta ka pasur edhe në degë të tjera të VV’së. Ku aktivistët e këtij subjekti kanë shprehur revoltën me mënyrën e procesit të votimit.
Duhet theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur dje fazën e parë të zgjedhjeve të brendshme, ku kryetar u rizgjedh Albin Kurti edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.
Kurti mori arriti të marrë 98,60 për qind të votave. Kundër tij votuan 0,89 për qind, ndërsa 0,51 për qind abstenuan.
Gjatë javëve të vijim procesi zgjedhor në LVV do të vazhdoj me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.
Sipas njoftimit, në këtë proces janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të VV-së. Behar Jashari është zgjedhur kryetar i organizatës Rinia për Vetëvendosje.
Nga të dhënat e publikuara nga LVV, Jashari mori 86.55 për qind e votave për, 7.55 për qind ishin kundër dhe 6.80 abstenuan.
Ndërsa, kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje u zgjodh Albulena Haxhiu, me 94.55 për qind të votave./gazetametro.net