Publikohen çmimorja për derivate, lëvizje në çmimin e benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.33 euro.

Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.75 euro.

Nga tabela krahasuar me ditën paraprake shihet se çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, ndërsa ai i benzinës ka rënë për një cent.