Asamblistja e Listës Guxo në Kuvendin e Komunës së Suharekës, Festa Kabashi ka vendosur që të kalojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Gjatë ditës së sotme është duke u mbajtur mbledhja e nëntë e Asamblesë Komunale të Suharekës, ku në fillim të kësaj seance ka marrë fjalën asamblistja Festa Kabashi, e cila ka bërë të ditur se ka vendosur që të kalojë në tjetër parti.

Ajo tha se kishte besuar që mes saj dhe Listës Guxo do të thellohej bashkëpunimi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kabashi ka shtuar se erdhi koha që të reflektojë, duke theksuar se që nga ky moment nuk është më përfaqësuese e Listës Guxo.

“Edhe pse në momente të caktuara nuk jam pajtuar me politikat e qeverisë në nivel qendror e në veçanti në fushën e arsimit, dua të pranoj haptas se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje asnjëherë nuk më kanë bërë të ndihem e anashkaluar dhe çdo herë jam ndjerë e barabartë në mesin e tyre”, tha ajo.

Po ashtu, Kabashi ka vendosur të tërhiqet nga i vetmi Komision në të cilën është anëtare në Komisionin për shpërndarje të mirënjohjeve “13 Qershori”, pasi që ky përfaqësim i takon Lëvizjes Vetëvendosje si parti dhe jo asaj si individ.

“Nga sot rrugëtimin tim politik do ta vazhdoj si këshilltare komunale në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)”, ka thënë Festa Kabashi.

“Qytetarë të nderuar, cilit do subjekt politik që i takoni, nevojat dhe kërkesat tuaja të përditshme socio-ekonomike, infrastrukturore e jo vetëm, do të vazhdojë të angazhohem njëjtë që përpos ti prezantojë në asamble të jem edhe hallkë lidhëse për jetësimin dhe zgjidhjen e drejtë të tyre”.

Festë Kabashi

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT