Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e kësaj të marte kryesinë. Përgatitjet për zgjedhjet lokale pritet të jetë një prej çështjeve ku do të fokusohet kjo mbledhje e kryesisë e thirrur nga kryesocialisti Edi Rama.

Gazetarja Klesiana Omeri në një lidhje direkte në Klan News tha se mbledhja vjen “në një kohë kur pritet vendosja e një date për zgjedhjet e ardhshme vendore nga ana e kreut të shtetit dhe që parashikohet që të mbahen pranverën e ardhshme. Ndërkohë PS duket se i ka nisur përgatitjet duke marrë në konsideratë dhe takimet që krerët e qarqeve kanë bërë me strukturat e partisë, por edhe kërkesën që kanë shpalosur për t’u angazhuar sa më shumë në mënyrë që të arrihet objektivi për këto zgjedhje vendore”.

Sa i përket mënyrës së zgjedhjes së kandidatëve, ndryshe nga PD e cila duket se do ta kalojë nëpërmjet procesit të primareve, gazetarja thotë se nga ana e PS nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim. Sërish emrat do të propozohen dhe më pas do të vendosen nga kryesocialisti Rama.

Po sipas gazetares, pritet që fokusi të jetë gjithashtu edhe tek ndryshimet që parashikohen të bëhen ditën e sotme për drejtuesit e qarqeve.

“Sipas burimeve është mësuar që janë bërë disa propozime nga kryeministri Edi Rama për të bërë disa ndryshime kryesisht në qarkun e Vlorës dhe të Shkodrës, por emrat pritet të konfirmohen gjatë mbledhjes, pasi do të dëgjohen edhe propozimet që mund të kenë anëtarët e kryesisë, por edhe çfarë ndryshimesh konkrete do të bëhen. Ndaj do të duhet që të presim mbledhjen për të pasur informacion më të detajuar lidhur me çfarë do të prodhojë ky diskutim me dyer të mbyllura”, shtoi Omeri./tvklan.al

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT