Një burrë nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Kantonale e Aargaut në Zvicër.
Ai u shpall fajtor se kishte vrarë me thikë gruan dhe kunatën e tij, më 8 janar 2018-të.
Të dyja viktima ishin nga Shqipëria, shkruan Aargauer Zeitung përcjell Klankosova.tv
Për këtë vepër kosovari ishte gjykuar vitin e kaluar nga 7 deri më 10 qershor.
I njëjti do të duhet të ju paguajë paditësve privatë edhe një shumë prej 200 mijë franga zvicerane apo (210 mijë euro).
Gjykata e lartë e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Brugg.
I pandehuri nuk u pajtua me vendimin.
Ai ka kërkuar aktgjykimin që do ta shpallte fajtor për vrasje të shumëfishtë dhe dënim maksimal prej gjashtë vitesh burg.
Pas kësaj, Gjykata Supreme do të nxjerrë një aktgjykim të arsyetuar me shkrim.
Palët pastaj kanë 30 ditë për t’u ankuar në Gjykatën e Lartë Federale, shkruan AargauerZeitung përcjell Klankosova.tv