A mendoni se jeni shofer i mirë?
Klubi i njohur gjerman i automobilave ADAC ka publikuar një ilustrim që ka bërë konfuzë shumëkënd, ngase gjykuar nga përgjigjet, del se shumë shoferë nuk e meritojnë patentë shoferin që e posedojnë.
Siç mund ta shihni nga ilustrimi, në kryqëzim ndodhen 6 automjete, shikoni mirë foton dhe përgjigjuni se sipas cilit rend duhet të shkojnë. Kush duhet të kalojë i pari?
1. Makina e gjelbër – Makina e kuqe dhe furgoni – autobusi.
2. Makina e kuqe dhe furgoni – vetura e gjelbër – autobusi.
3. Makina e gjelbër – Autobusi – Makina e Kuqe dhe furgoni.
4. Makina e gjelbër – Makina e kuqe – Furgoni – Autobusi.
Përgjigjuni në komente.
Përndryshe ky është klubi më i madh automobilistik në Evropë, që mbledh 18 milionë anëtarë, dhe gjithashtu klubi më i madh i motorëve, me rreth 1.5 milion motoçiklistë të regjistruar. Në faqen e saj në Facebook, ADAC poston vazhdimisht detyra të testimit të trafikut, duke i lënë ndjekësit e saj të ofrojnë një zgjidhje.