Testi më i veçantë i inteligjencës me vetëm tri pyetje: sa jeni të zgjuar?

Testi më i shkurtër i inteligjencës në botë përbëhet nga vetëm tre pyetje, por vetëm një në gjashtë njerëz arrijnë të japin përgjigje të sakta!

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të dini bazat e matematikës, por edhe të keni kapacitete të të menduar logjik, transmeton Telegrafi.

Pyetjet janë:

1. Shkopi dhe topi bashkë kushtojnë 1.10 funte. Shkopi është për një funte më i shtrenjtë sesa topi. Sa është topi?

2. Nëse pesë makina për pesë minuta bëjnë pesë lapsa, për sa kohë 100 makina do të bëjnë 100 lapsa?

3. Liqeni ka nisur të mbulohet me zambakë të ujit. Çdo ditë hapësira që marrin dyfishohet. Për të mbuluar të gjithë liqenin, zambakëve ju duhen 48 ditë. Për sa kohë mund ta mbulojnë gjysmën e liqenit?

Në hulumtim, 33 për qind e personave nuk dhanë asnjë përgjigje të saktë, e 83 për qind e tyre u përgjigjën gabimisht në së pakun një nga to.

Pra, çdo i gjashti dha përgjigje të duhur.

Përgjigjet më të shpeshta, për pyetje ishin:

1. 10 peni (0.10 funte);

2. Për 10 minuta;

3. Për 24 ditë

Por, përgjigjet e sakta janë si më poshtë:

PËRGJIGJA 1:

TOPI KUSHTON 0.05 FUNTE (GJYSMË PENI).

Nëse topi është X, shkopi për një funt më shumë, atëherë ekuacioni shkon kështu:

Pra… X + (X+1) =1.1

Pastaj… 2X+1=1.1

Ndaj… 2X=0.1 dhe X= 0.05

PËRGJIGJA 2:

5 MINUTA. Nëse pesë makina për pesë minuta bëjnë pesë lapsa, do të thotë se në ata pesë minuta secila e bën nga një laps.

Pra, kemi 100 makina, të cilat për pesë minuta secila e bën nga një, prandaj dalin 100 lapsa.

PËRGJIGJA 3:

47. Nëse sipërfaqja me zambakët e ujit dyfishohet çdo ditë, përgjigja e saktë vjen me nga një hap prapa.

Në ditën e fundit liqeni është plotë, në të parafundit është e mbuluar në gjysmë.