Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka folur për grevën e cila po vazhdon ende në arsim.
Ai komentoi edhe mundësinë që SBASHK-u po tërheqet. Sipas tij ata po tërhiqen sepse Kurti nuk lëshon pe, ndërsa shtoi se kryeministri “50 Rrahmana në ditë i palon”.
“Nuk lëshon pe Albin Kurtin, e njohin që nuk lëshon pe. S’i ka lëshu pe Vuçiqit, s’i ka lëshu pe Grenellit, e Rrahmana 50 në ditë t’i palon. Mos e merr seriozisht Rrahmanin për shkak të veprimeve të këqija.
Paramendoje njeri po don mu bo hero tu i lan fminë pa shkolla”, tha Basha.