Aplikacioni që ndihmon shoferët të gjejnë çmimet më të lira të derivateve në Zvicër

Edhe pse Këshilli Federal e kundërshton këtë veprim, deputetët kanë votuar të hënën për të pranuar krijimin e një aplikacioni që ndihmon shoferët të gjejnë çmimet më të lira të benzinës në stacionet në zonën e tyre.

Deputetët i kanë kërkuar qeverisë të lansojë një aplikacion të tillë, por Këshilli Federal refuzoi, duke vënë në dukje se ndërsa çmimet e energjisë janë rritur me të vërtetë muajt e fundit, inflacioni në Zvicër “mbetet i moderuar në krahasim me vendet e tjera”.