Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë pa leje, raporton Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Shirokë të Suharekës, teksa Policia kanë ndalur për kontroll një veturë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se shoferi që po drejtonte veturën, ka pranuar para zyrtarëve policorë se posedon një armë zjarri pa leje.
Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari ka rënë në prangat e Policisë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.