Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një gruaje në Suharekë, e cila ka njoftuar Policinë se që një kohë është ngacmuar në rrjete sociale.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur nga muaji maj deri në shtator në fshatin Gjinoc, periudhë kjo kur i dyshuari e kishte ngacmuar viktimën. Rastin ajo ka vendosur të raportojë në Polici, me ç’rast është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ka dërguar dëshmi që provojnë ngacmimet e të dyshuarit. 

Sipas provave të siguruara nga Policia, i dyshuari e kishte dërguar foto pronografike viktimës, duke i shkaktuar shqetësim. 

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar, e më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Ngacmim”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT