Gjatë ditës së sotme po raportohet që ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Telegrafi ka raportuar se ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një konfirmim nga Qeveria dhe MSH-ja por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.
Që nga ardhja e Latifit në këtë pozitë, është ballafaquar me kritika për shkak të udhëtimeve të tij të shumta nëpër vende të ndryshme të botës.
Këto vizita, deputetët e opozitës i kanë quajtur “ekskurzione” për çka është kritikuar vazhdimisht në Kuvendin e Kosovës.
Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.
Ministri i Shëndetësisë është kirug që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.