Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes me Sivasspor, të cilën ekipi suharekas e fitoi me rezultat 4-3.
Daja tha se edhe përkundër shumë mungesave që kanë pasur si dhe golit të hershëm, lojtarët arritën të ruajnë ekuilibrin.
“Prap gjetëm forcat për të reaguar. Kemi prodhuar lojë gjatë gjithë ndeshjes Nëse do ishim treguar më pak cinik, do e siguronim fitoren edhe më herët”, tha Daja, transmeton Klankosova.tv.
“Lojtarët kanë fituar eksperiencë në një nivel tjetër“.
Për ndeshjet e ardhshme të Ballkanit në shtëpi, Daja tha se pret mbështetje jo vetëm nga “xhebrailat”, por nga e gjithë Kosova.