Dhjetë vjet pas fillimit të dialogut për viza dhe katër vjet nga zbatimi i standardeve, Kosova është ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në. Ka sinjale pozitive nga BE-ja për të përmbyllur procesin e shumëvonuar të liberalizimit për Kosovën. Javët në vijim janë vendimtare. Me një vendim pozitiv më 13 tetor 2022, në takimin e Grupit Punues për Viza të Komisionit Evropian, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hynte në rrugën formale të miratimit, i cili mund të zgjasë disa muaj.

Raporti i ri i Grupit për Ballkan, Regjimi i vizave për Kosovën “A do t’i japë fund BE-ja kësaj agonie të gjatë”, jep informata të detajuara për procesin dhe argumenton se vonesat nga ana e BE-së në procesin e liberalizimit janë tërësisht të pajustifikueshme.

Sipas këtij raporti, Kosova ka vazhduar të bëjë progres shtesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mjaftueshëm për të bindur shtetet anëtare skeptike.

Regjimi i vizave u ka kushtuar shumë qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës.

Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, kosovarët kanë paguar rreth 89 milionë euro për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me GDP vjetore prej 4,986 $ për kokë banori (2021) dhe një pagë mesatare prej 484 euro (2021). Megjithatë, BE-ja dhe anëtarët e saj janë donatori më i madh për Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova do të përfitojë 63.96 milionë euro nga fondet e IPA III (2021-227).

Më tutje, regjimi i vizave ua ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjtë e tyre në tregjet evropiane. Marrëveshja për Stabilizim e Asocim me BE-në (2015) ka pasur efekte më të vogla për Kosovën, sesa për vendet e tjera të rajonit, mu për shkak të moslëvizjes së lirë të njerëzve. Nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave e shërbimeve (siç parashihet në MSA) pa lëvizje të lirë të njerëzve.

Rrjedhimisht, kompanitë kosovare, në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë mundësi më të pakta. Kompanitë kosovare, të anketuara nga Grupi për Ballkan, konsiderojnë se regjimi i vizave ka ndikuar negativisht në qarkullim me 15-50%.

Prandaj, të dhënat dhe argumentet e paraqitura në raport duhet të shtyejnë edhe më shumë vendet e BE-së që të miratojnë liberazimin e vizave për Kosovën, dhe atë sa më parë që të jetë e mundur, thuhet në raportin e Grupit Kërkimor të Politikave të Ballkanit (BPRG).

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT