Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, zbuloi se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, një propozim i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike. Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Vuçiq u shpreh se do të bëjnë gjithçka është në dorën e tyre për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara ndërsa sa të jetë ai president nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Presidenti serb tha se nuk e di nëse do të ketë takime në kuadër të dialogut ndërsa përdori ironinë për të përshkruar procesin e regjistrimit të veturave të serbëve me tabelat e Republikës së Kosovës.

“Sa për negociatat dhe bisedime nuk e di se a do të ketë, shoh që riregjistrimi po ju shkon shumë mirë, serbët dëgjuan zërin e ëmbël të Albin Kurtit, 9 prej tyre kanë aplikuar për ndërrimin e targave prej 9000 automjeteve, çdo 1000, pra mirë ju ka ec deri tani. Kaq sa për besimin e serbëve në Albin Kurtin dhe institucionet e tyre”, shtoi Aleksandar Vuçiq, president I Serbisë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT