Partia GUXO dega në Suharekë ka reaguar për herë të parë pas largimit të asambleistës Festë Kabashi nga kjo parti.
Pranvera Berisha nga partia GUXO përmes një postimi në facebook ka thënë se:
Partia Guxo në Suharekë mbështet të mirët dhe njëkohësisht mbështetet nga të mirët.
Jo njerëz me axhenda! Të tillët nuk mund të qëndrojnë gjatë brenda nesh, assesi.
Znj. Festa Kabashi ishte kandidate në Listën zgjedhore të koalicionit LVV&Guxo në Suharekë në zgjedhjet e 17 nëntorit. Ajo me një numër të konsiderueshëm votash arriti të hyjë si anëtare në Kuvend ku më pas determinoi votat në AAK duke iu bindur kërkesave të Kryetarit Muharremaj në këmbim të një vendi të punës.
Retorika e saj për gjoja mosmbështetje, nuk qëndron!
Ajo fitoi tradhëtisht vendin e punës që ju ofrua nga kryetari Muharremaj.
Partia GUXO është dhe mbetet një formacion me parime dhe qëllime pragmatike, e hapur për njerëz me vlera të larta morale dhe e mbyllur për tradhëtarët!
Pranvera Berisha
Partia Guxo, Suharekë