Albion Rrahmani tek Shqipëria?

Super sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahamani ka qenë i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

Rrahmani i pyetur se a do të pranonte ftesën e kombëtares shqiptare nëse Kosova nuk e fton, ai ka deklaruar që ftesa e Shqipërisë do të ishte e mirëseardhur.

‘Nëse Kosova nuk ka interes absolut për mua, pse me injoru psh kombëtaren e Shqipërisë edhe me lujtë të kombëtarja e Shqipërisë është një privilegj shumë i madh pasi që shqiptarë jemi gjithë. Si Kosova si Shqipëria jemi një’ tha Albion Rrahmani në ATV.

Kur jemi te Albioni apo siç njihet ndryshe si ‘Lewandowski’ ai këtë edicion ka shkëlqyer për Ballkanin si në ‘Albi Mall Superligën’ e Kosovës në futboll e po ashtu edhe në Konferencë Ligë, aty ku ka realizuar deri me tani 7 gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Kujtomë që për lojtarin kanë shprehur dëshirë për të transferuar shumë klube evropiane dhe nëse vazhdon me këtë formë, 22 vjeçari pritet të largohet në janar nga Ballkani./Albanian News