Kombëtarja e Shqipërisë po synon një tjetër lojtar të Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin, Arbër Hoxha, i cili është pjesë e Slaven Belupo në Kroaci.
Anësori kosovar ka marrë vëmendjen e disa skuadrave.
Tani, sipas mediave kroate, skuadra e Slaven Belupo po interesohet për ta shitur lojtarin me një çmim sa më të lartë. Por, për këtë, ata shpresojnë që Arbëri të marrë një ftesë prej Kombëtares kuqezi.
Sipas raportimeve të ‘Sportske jutarnji’, Shqipëria, është duke shqyrtuar opsionin për t’i bërë ftesë lojtarit, përcjell lajmi.net.
Arbër Hoxha ka luajtur më herët tre ndeshje me fanellën e Kosovës, në ndeshje miqësore. Teksa ka gjetur një herë rrugën e rrjetës me ‘Dardanët’.
Por sipas mediave kroate, 24-vjeçari pëlqehet nga drejtuesit e Shqipërisë, të cilët kërkojnë ta joshin për të veshur fanellën kuqezi. Në 12 ndeshje me Slaven Belupo, sulmuesi ka shënuar 2 gola si dhe ka regjistruar 1 asist.