Ballkani të enjten mbrëma luan sfidën e radhës në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ pret Sivasspor-in, skuadër të cilën një javë më parë e mundi në Sivas, me rezultat 3-4, në kuadër të Grupit G në Ligën e Konferencës.
UEFA tashmë ka deleguar gjyqtarët për këtë ndeshje. Austriaku Manuel Schuettengruber do ta thotë fjalën kryesore në këtë ballafaqim. Roland Brandner dhe Robert Steinacher do të jenë ndihmësit e tij, teksa Stefan Ebner do të jetë gjyqtar i katërt.
Ndeshja Ballkani-Sivasspor nis në orën 21:00.