Rrethrrotullimi i famshëm i Suharekës, është zgjeruar.
Ky rrethrrotullim u bë hit për shkak të përmasave të tij shumë të vogla.
Bali Muharremaj, në një intervistë për Klan Kosova, tha se rrethi është zgjeruar dhe tanimë i plotëson të gjitha standardet evropiane.
Ai tha se këtë rreth e kanë ndërtuar me sanime dhe përafërsisht ka kushtuar 15 mijë euro.