Një aksident trafiku ka ndodhur sdje në fshatin Sopi të Suharekës ku një veturë e ka goditur një këmbësore.
Burimet bëjnë me dije se shoferja e cila drejtonte veturën ka goditur këmbësoren me ç’rast kjo e fundit ka pësuar lëndime të rënda.
Viktima e cila është e moshës 46-vjeçare, aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Sipas burimeve, viktima në momentin kritik ka qenë duke e kaluar rrugën me fëmijët e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe Emergjenca.