Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 114 aktakuza kundër 149 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një personi dhe dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave; një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një personi, si dhe ka ngritur pesëdhjet e pesë aktakuza kundër 63 personave për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur pesë aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.
E Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 18 personave.
Ndërkohë Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara.
Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 29 aktakuza kundër 31 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërkaq Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.