Urim Suka i bën thirrje prokurorit, që t’a pengoj “keqqeverisjen”Muharremaj

Shefi i Asambleistëve të LDK-së në Suharekë z.Urim Suka përmes një postimi në facebook ka shpërndarë një video të fjalimit të tij sot në mbledhjen e asamblesë.

Ndër të tjera Suka ka shtuar “është thirrje me zë të lartë për secilin qytetarë therandas e për secilin prokuror për ta kuptu e pengu këtë logjikë qeverisëse.”

POSTIMI I PLOTË:

Shkeljet ligjore janë formula e tyre

Të dashur qytetarë të Therandës, ju ftoj të ndani 2 minuta 42 sekonda kohë për ta dëgju këtë video.

Në fshatin Peqan qeverisja Muharremaj ka lidh kontratë për ndërtimin e tri rrugëve, por e vërteta është se dy nga këto rrugë janë të shtrune në vitin e kaluar, ndersa rruga 13 Korriku edhe pse figuron në kontratë nuk është shtru fare.

Kjo nuk është thjeshtë opozitë, është më shumë se kaq, është thirrje me zë të lartë për secilin qytetarë therandas e për secilin prokuror për ta kuptu e pengu këtë logjikë qeverisëse.

Video: