Kur pritet të dalin 100 euro për studentë, flasin nga Qeveria.
Më 6 nëntor është mbyllur aplikimi për studentë për mbështetje nga ‘Pako për Përballje me Inflacion’.
Studentët do të përfitojnë nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Indeksonline njofton se këtë javë pritet të themelohet Komisioni Zbatues i cili në bashkëpunim me Universitetet do të bëjë verifikimin e të dhënave.
Pastaj, pas verifikimit të listave do të procedohet me pagesë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.
Kujtojmë që edhe në fillim të këtij viti, Qeveria kishte ndarë nga 100 euro për studentët.
Nga kjo ndarje buxhetore kishin përfituar rreth 46 mijë studentë kosovarë.