Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Gracë të Vushtrrisë.
Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, pasi një burrë u gjet pa shenja jete në motel, në orët e mbrëmjes.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se posa Policia është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes me ekipin mjekësor që kryen ekzaminimet vitale
Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, viktima nuk ka pasur shenja dhunë ne trupin e tij, por që procesi i hetimit pritet të zbardh çka ka ndodhur brenda motelit.