Tërheqja e mjeteve nga TRUST-i sot shqyrtohet në Komisionin për Buxhet

Ndryshimi i Ligjit për TRUST-in sot pritet të shqyrtohet në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Partitë opozitare në Kosovë po insistojnë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend Projektligji që mundëson lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve TRUST.

Nën arsyetimin e gjendjes ekonomike në vend, opozita kërkon që nga TRUST-i të lejohet tërheqja e deri në 30 për qind të mjeteve nga ana e qytetarëve. Mbledhja do të mbahet në ora 10:00.