Një 35-vjeçare shtatzënë mbeti e vrarë këtë të mërkurë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK. Ajo u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin kanë vendosur që disa muaj të ndahen.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj edhe më parë. Kështu ka deklaruar një familjar i të ndjerës, i cili tha se 35-vjeçarja ka pasur dhunë fizike gjatë martesës
Rrezat Magashi, djali i axhës së viktimës, tha se viktima ishte ndarë edhe ligjërisht me ish-burrin e saj.
“Gjendja jonë është shumë e rëndë, se kemi prit kurrë këtë rast tragjik. Gjendja e familjarëve është shumë e rëndë”.
“Raportet mes tyre kanë qenë shumë të rënda, nga momenti që është martuar ka pasur dhunë fizike. Ka pasur shumë raste kur tashmë ish-burri as nuk e ka lënë që të vijë për vizitë, gjithmonë ka qenë nën përcjelljen e ish-vjehrrës. Ka ardhur vetëm gjatë ditës për vizitë tek familjarët asnjëherë nuk ka qëndruar natën”, tha ai në Edicionin Special.