Flet dëshmitari që pa intervenimin: Sokol Halili e gjuajti veten, Policia deshi ta arrestonte

Sot raportohet se ka vrarë vetën Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortës së tij, Hamide Magashi. 

Gazeta Nacionale ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka biseduar edhe me disa deshmitar të cilët kanë parë rastin e intervenimit të Policisë.

Një nga dëshmitarët e rastit, në kushte anonimiteti i tha gazetarit të Nacionales, Festim Gërguri, se Sokol Halili ka gjuajtur vetën teksa policia kanë dashur t’a arrestojnë. 

Ai tutje ka thënë se Sokol Halili ka vdekur rrugës për në Emergjencë.

Paska ardhë në shpi, policia kanë dashtë me arrestu, e ka gju vetën, rrugës paska vdek”, ka thënë ai.