Dy ditë pasi vrau ish-bashkëshorten e tij në orët e fundit të shtatëzanisë, Sokol Halili sot ka vrarë edhe veten.
Ka qenë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ai që ka dhënë lajmin e vetëvrasjes së Halilit në shtëpinë e tij në Shtime.
Indeksonline ka siguruar pamje të Sokol Halilit pak orë pasi kreu vrasjen në oborrin e QKUK-së.
Ai është parë në dalje të Suharekës.
I veshur në të zeza dhe me kapelë në kokë, Sokol Halili kalon para Interexit në Suharekë, tek rruga që lidhë Suharekën me autostradë.
Indeksonline kishte siguruar videon e Halilit që nga dje, por nuk e ka publikuar për të mos prishur hetimet e Policisë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vrasësi i Hamide Magashit kishte bërë lëvizje të shpeshta rreth oborrit të QKUK-së para se të kryente vrasjen. Halili kishte blerë ilaqe për kokëdhembje afërsisht 1 orë para se të kryente vrasjen e ish-bashkëshortes.