Kërcënoi pronarin e një marketi në Suharekë dhe ia mori paratë, Policia kap të dyshuarin

Gazeta Sinjali javë më parë ka raportuar për një rast që ka ndodhur në marketin ‘Diti’ në Suharekë, ku një person me anë të forcës dhe kërcënimeve kishte arritur që të marrë një shumë të parave nga stafi. 29-vjeçari menjëherë pas kryerjes së veprës ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti ishte shpallur në kërkim policor si i dyshuar për ‘Vjedhje e rëndë e kryer në mënyrë posaçërisht të vrazhdë’ dhe ‘Kanosje’.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore i dyshuari është arritur që të arrestohet gjatë ditës së djeshme.

29-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, mirëpo i njëjti është mbrojtur në heshtje.

Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që rastin ta ricilësoj si ‘Detyrim’ dhe i dyshuari do të hetohet në liri.