Gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës fizike e psikike që ushtrohet nga bashkëshortët, të cilët nuk kanë guxim t’i denoncojnë në Polici. Ato shpesh zgjedhin edhe rrugë të tjera, si “zgjidhje” për t’iu ikur problemeve. Kështu ka ndodhur edhe me një grua nga Suhareka.

Për gati 1 javë, një grua nga fshati Gjinoc i Suharekës ishte larguar nga shtëpia e bashkëshortit të saj, i cili ndodhet në Gjermani dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj. Familja u alarmua dhe kërkoi ndihmën e Policisë, por pas disa ditësh me ndihmën e babait të saj, ajo u lajmërua.

Sipas informacioneve që ka Sinjali ajo ishte larguar nga shtëpia e saj pas një mosmarrëveshje që ka pasur me bashkëshortin përmes telefonit, i cili dyshohet se i kishte thënë “Dil prej shpisë”.  

Pasi familjarët e saj nuk po merrnin asnjë njoftim nga ajo, vendosën ta raportojnë rastin në mënyrë që ta gjejnë atë. Por pasi organet e rendit u njoftuan për rastin, viktima u lajmërua dhe i njoftoi se ka nisur të bashkëjetojë me një burrë tjetër.

Burimet bëjnë me dije se ajo është gjetur shëndosh e mirë dhe për detajet e rastit tashmë është vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit.

TE FUNDIT