Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Vraniq të Suharekës, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 52-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e ka kapur për fyti dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve të marra, gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Sinjali mëson se ajo ka bërë me dije para hetuesve policorë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje për veturën e tyre, të cilën bashkëshorti e ka regjistruar në pronësinë e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT