Nuk mund të akuzohet shteti shqiptarë pse i ka arrestuar formalisht Adem Jasharin dhe të tjerët, sepse ata kanë qenë të armatosur dhe sipas Mero Baze, asokohe Shqipëria nuk ka pasur shumë fuqi politike sa që t’i përkrah publikisht.
Mero Baze ka sqaruar se policia e rendit nuk e ka arrestuar vetëm Adem Jasharin por, edhe shumë të tjerë që sipas tij, arsyet nuk kanë qenë politike.
“Nuk mund të ngatërrojmë detyrat formale të Policisë, nëse e kap një person me armë me mbështetjen politike të shtetit për atë çështje, edhe ish-drejtori i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Hashim Thaçi është arrestuar së bashku me kushëririn e tij Bashkim Thaçi”.
Nuk mund të akuzohet shteti shqiptarë pse i ka arrestuar formalisht Adem Jasharin dhe të tjerët, sepse ata kanë qenë të armatosur dhe sipas tij, shteti shqipëtar nuk ka pasur shumë fuqi politike sa që t’i përkrah publikisht.
“Shteti shqiptar nuk ka pasur aq fuqi sa t’i jep një autorizim Adem Jasharit par shkak të pranisë ndërkombëtare në Shqipëri”, ka përfunduar Baze në RTV Dukagjini.