Sot, kjo sallatë është ndër më populloret në mbarë botën. Herë e preferuar në formën e saj tradicionale e herë e pasuruar me përbërës të tjerë shtesë, të cilët i’a shtojnë edhe më shumë shijen.
Si ta Përgatisim Sallatën Ruse në Shtëpi
1 filxhan çaji me bizele
125 gr karrota
125 gr fasule
1 kokërr e madhe patate
3 gota me majonezë (Nëse dëshironi ta përgatisni në shtëpinë klikoni këtu)
Një lugë e vogël me kripë (sipas preferencës)
Një lugë e vogël piper
Gjysmë kavanoz kastraveca turshi
Tre speca të kuq turshi (gogozhare)
Një lugë vaj ulliri
Përgatitja
Zjejmë të parat fasulet. Më pas karrotat, pataten dhe bizelet i hedhim në një enë dhe i zjejmë.
Në momentin që shohim që janë të zjera i heqim dhe i lëmë të ftohen.
Presim pataten dhe karrotat në kubikë të vegjël, i hedhim në një tas, bashkojmë fasulet e zjera, bizelet.
Presim në kubikë të vegjël edhe kastravecat dhe specat gogozhare (një spec e presim në vija të holla dhe e përim në fund për dekorimin e sallatës), i shtojmë në tasin me perime.
Hedhim kripën dhe piperin dhe i përzjejmë. Në fund, shtojmë majonezën i përzjejmë të gjitha bashkë derisa sallata të jetë e njëtrajtshme.
Hedhim një lugë vaj ulliri sipër dhe e servirim duke vendosur për zbukurim shiritat e specave gogozhare. Shoqërohet me çdo lloj gatimi, sidomos me mishra, por edhe supra dhe gjellra të ndryshme./AgroWeb