Shuma marramendëse: Kosovarët shpenzuan rreth gjysmë million euro për mjete piroteknike, trefish më shumë se vitin e kaluar.
Shuma marramendëse për mjekete piroteknike besohet se janë importuar në Kosovë deri në gjysmën e dhjetorit të këtij viti.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Doganave të Kosovës për Front Online. Ata kanë thënë se importi i mjeteve piroteknike, të cilat ndizen nga qytetarë të shumtë për festat e fundvitit, sivjet ka shënuar rritje, krahasuar me vitin e kaluar.
Vitin e kaluar në Kosovë ishin importuar rreth 41 mijë kilogramë mjete piroteknike, përderisa sasia e importit sivjet është trefishuar, duke tejkaluar 160 mijë kilogramëshin.
“Vitin e kaluar në Kosovë janë importuar rreth 41 mijë kilogram mjete piroteknike nga Kina, ndërsa sivjet deri më 13 dhjetor 2022 janë importuar mbi 160 mijë kilogramë mjete piroteknike nga Kina dhe Turqia”, ka pohuar Stavileci.